





Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në rrugën Lezhë-Laç, nga mbeten të plagosur 4 persona. Dy automjete dy po vinin përballë njëra tjetrit janë përplasur, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, 1 prej te cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Mes të plagosurve një grua dhe një fëmijë i vogël. Të plagosurit janë dërguar në spital.





Dyshimet për shkaqet e aksidentit janë për një parakalim jashtë rregullave që ka çuar në aksidentin. Policia ka nisur hetimet për përcaktimin e rrethanave të aksidentit, i dytë ditën e sotme pasi në mëngjes ndodhi një aksident me vdekje pranë mbikalimit të Patokut.
Në këtë segment rrugor ka mungesë ndriçimi, sidomos në aksin Milot-Lezhë ku është problematike për shkak të degëzimeve të shumta pasi është një zonë e banuar.





Vitet e fundit është përmirësuar sinjalistika dhe mosrespektimi i rregullave mbetet një ndër shkaqet kryesore për aksidente. Meqenëse kjo rrugë nuk i plotëson standardet për të lëvizur me shpejtësi, policia bën apel për të respektuar rregullat.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit,mbreme rreth orës 22:00.