February 6, 2023

Nënkryetari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë se në arsyetimet e shoqatave sindikale, të cilët me shumicë votuan kundër propozimit të kryetarit të Komisionit për Arsim, Ardian Gola, që greva të zëvendësohet me mosnotim, është ndëshkimi i nxënësve vetëm se zëvendësohet me një ndëshkim tjetër.

“Arsyetimi ishte se po shkojmë nga një formë e ndëshkimit të nxënësve, në një formë tjetër, pra nga forma e ndëshkimit të mosmbajetjes së mësimit, në një formë të ndëshkimit duke mos i notuar, dhe derisa përsëri do të ndëshkohen nxënësit, do të qëndrojmë në formën e parë”, ka thënë Ymeri në Edicionin Special të Klan Kosova.

Ymeri tregoi se në takimin virtual sindikalistët kërkuan që Komisioni për Arsim të vazhdojë përpjekjet me Qeverinë për një zgjidhje.

“Ishte apel i përbashkët i të gjithë sindikalistëve që të komisioni të vazhdon përpjekjet për të biseduar me Qeverinë, në mënyrë që të dy palët të lëvizin nga qëndrimet që i kanë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje gjatë këtij vikendi dhe të fillojë procesi mësimor sa më shpejtë që të jetë e mundur”, u shpreh Ymeri.

Sa i përket zërave se propozimi i deputetit Gola ishte me qëllimkeq, Ymeri tha se Gola ka pasur vetëm qëllim të mirë.

“Ndoshta ka pasur dyshime se ky konflikt po bartet nga konflikti me qeverinë në konflikt mes nxënësve dhe prindërve, por unë personalisht mendoj dhe jam i sigurt se deputeti Gola e ka pasur vetëm një qëllim të mirë, një ide për të dalë nga kjo krizë, nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *