





Kampi ushtarak “Bondsteel” është lidhur me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës.Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur përmes një postimin në Facebook se sot është përuruar lidhja e Kampit ‘Bondsteel’ me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës.





Sipas tij, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe Kryeministrin albin Kurti, ministrat, Liburn Aliu, Xhelal Sveçla e ambasadorin i SHBA-së Jeffrey Hovenier, komandantit i Kampit “Bondsteel” e personalitete tjera.“Kjo ngjarje e rëndësishme do të ndihmojë në përgatitjen e Kampit Bondsteel për të ardhmen duke reduktuar në masë të madhe përdorimin e gjeneratorëve ndotës me naftë. Prania e fuqishme e Qeverisë është dëshmi e përkushtimit të thellë të Kosovës ndaj partnerëve tanë të NATO-s dhe ndaj aleatit tonë kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”- ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.




