
Nga vajtimi për vdekjen e gjeneralit iranian, e deri tek arsyetimi i Iranit për vrasjen e 22 vjeçares që ndodhej në paraburgim, Ikballe Berisha – Huduti, përfaqësuese e sektit shija në Kosovë, zgjedhë rrjetet sociale për të dhënë deklarata skandaloze.
Njëjtë ka vepruar edhe sot, përmes komenteve në një postim të hoxhës Drilon Gashi, ku e ka krahasuar paraburgimin në Iran me Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.“Prandaj Mahsa Amini ka qenë në Edukim Moral si lloj paraburgimi që e kemi ne në Kosovë në burgun ku isha unë , Qendra Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në komentin e Ikballe Hudutit.