February 6, 2023

Partitë opozitare në vend ka kohë që kanë filluar takimet me qytetarë. Krahas punës në Kuvend, LDK dhe AAK thonë se ky cikël diskutimesh po zhvillohet për të parë nga afër hallet dhe brengat e tyre.

Në këto takime, ata thonë se është vlerësuar se gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend po përkeqësohet çdo ditë e më shumë nga inflacioni rekord, shtrenjtimi enorm i produkteve esenciale, grevat e sindikatave dhe ndërprerja e mësimit, mungesa e investimeve kapitale.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje, konsiderojnë se zgjedhje s’do të ketë para 2025-ës.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar për Ekonomia Online thotë se zgjedhjet nacionale do të mbahen siç janë të përcaktuar me ligj.

“Zgjedhje nacionale do të kemi kur ato janë të caktuara. Ne kemi pasur zgjedhje në vitin 2021 dhe do të kemi zgjedhje nacionale të rregullta në vitin 2025, ndërsa për çështje programore të Lëvizjes Vetëvendosje, jam i sigurt se tashmë janë bërë publike disa herë që fokusi do të jetë në ngritjen e kapaciteteve të pushtetit lokal, që ka qenë një premtim dhe zotim i VV-së edhe më herët, prandaj nuk besoj se ka thënë diçka që ka qenë jashtë kontekstit të deklarimeve të tij të deritashme”, u shpreh Kusari-Lila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *