April 1, 2023

Mbajtja në paraburgim për më tepër se 22 muaj e krerëve të UÇK-së është komentuar si shkelje e të drejtave të njeriut. As pas më shumë se dy vjetëve Specialja s’i ka përballur Thaçin dhe të tjerët me trupin gjykues.

Dhomat e Specializuara në një përgjigje për Gazetën Express thonë se s’ka datë të saktë se kur do të fillojë gjykimi për ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, megjithatë jep shenja se dosja e ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi mund të jetë gati për t’u transferuar te trupi gjykues deri në fund të këtij viti.

Kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, para dy ditësh ka thënë se pret që gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të nisë në fillim të 2023-ës.

“Është e pritshme që në një rast të tillë që deri në fund të këtij viti dhe më së voni në fillim të vitit të ardhshëm do të fillohet procedura sepse gjyqtarët janë marrë me shqyrtimin e gjithë dokumenteve të rëndësishme të rastit…Gjyqtari i procedurës paraprake është duke punuar në çdo moment, duke angazhuar edhe festat e pushimit, bashkë me një ekip shumë të përkushtuar por rasti është shumë voluminoz, këtë nuk po e themi arsyetim por ky është fakt dhe këtë duhet ta komunikojmë. Gjyqtarët janë shumë kërkues, kërkojnë shumë që të njohin çdo aspekt të materialeve, të provave, dhe respektojnë në mënyrë të rreptë çdo afat kohor”, ka thënë ajo.

Gazeta Express ka pyetur Dhomat e Specializuara lidhur me afatet kohore se kur pritet që ish-eprorët e UÇK-së të dalin para trupit gjykues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *