November 28, 2022

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një delaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka qenë duke folur për të shumëkërkuarin e drejtësisë, Ervis Martinaj. Hoxha tha në emisionin “Pressing” se Martinaj ka qenë mbështetës dhe financues i Partisë Demokratike në fushatën e fundit elektorale, kohë kur PD drejtohej nga Lulzim Basha. JU FT.OJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT

“Martinaj ka qenë mbështetës, financues i Partisë Demokratike. Edhe në fushatën e fundit ka qenë financues i fuqishëm i Partisë Demokratike. Madje, një nga mandatet, mandate i katërt i PD-së është marrë me mbështetjen direkte të Ervis Martinajt, në qarkun e Lezhës. Madje atë mandat unë mendoj se duhet ta merrte LSI-ja. Ka qenë insistimi dhe ndërhyrja e Martinajt”, theksoi gazetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *