January 29, 2023

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se deklaratat e tilla nga Kurti ku sindikalistët i quan pjesë të PAN-it, janë të pabaza dhe sipas tij nuk është hera e parë që kryeministri thotë një gjë të tillë.Në një prononcim për GazetaBlic, Jasharaj tha se nuk e kupton çasjen e Kurtit ku ky i fundit thotë se “sindikalistët janë me ata ose me këta”.

Sipas Jasharajt në mesin e anëtarësive ka votues të të gjithave partive, përfshirë këtu edhe VV-në.“Nuk është hera e parë që kryeministri e thotë një deklaratë të tillë, deklaratë e pabazuar dhe e paargumentuar. Nuk di pse Kurti thotë se sindkalistët janë me këtë ose me atë, në mesin e anëtarësisë tonë që është më shumë se me 25 mijë persona ka votues të LDK-së, VV-së, PDK-së e Aleancës”, tha Jasharaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *