March 24, 2023

Vajza e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, Bora, është diplomuar disa ditë më parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryemadhi, e cila ka publikuar një video në Facebook, ku teksa i uron suksese dhe se duhet të përgatitet për shkollën e vërtetë që është jeta.

Bora është vajza e madhe e Ilirit Metës dhe Monika Kryemadhit. Ajo është diplomuar për Matematik në Exeter në Angli dhe master finance në UCL.Shkollimi i saj në një nga universitetet më të shtrenjta në Angli, ka tërhequr vëmendjen e gazetarit Flamur Vezaj. Gazetari me anë të një postimi në Facebook, shkruan se nga erdhën paratë për shkollimin e vajzës së Metës dhe Kryemadhit në Londër.

Vezaj ka publikuar disa dokumenta se sa kushton studimi në këtë universitet, ku ka studiuar Bora Meta, sipas tij për një vit duhet të paguash 31 mijë dollarë amerikanë. Për të jetuar atje përveç taksës së studimit të duhet edhe 11 mijë dollarë ndërsa për ushqim dhe gjëra të tjera të duhen 17 mijë dollarë në vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *