November 28, 2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një postim të tij në Facebook ka falenderuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që sipas tij mbrojti vlerat e luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.
Krasniqi shkruan se, kryeministri Rama përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët.

Postimi i plotë:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët.

Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *