November 28, 2022

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.Nga policia për Infokus kanë dhënë detaje në lidhje me rastin.Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës tha se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kolovicë”, e ku është arrestuar një i dyshuar.LAJME
Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

A“Sot rreth orës 10:30, në lagjen Kolovicë të Prishtinës, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri. Viktima e këtij rasti F.B. mashkull, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus.Tutja ajo tha se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *