
Borell dhe Lajçak jane turpi i BE-së
David Philips, drejtori i programit për paqen dhe të drejtat e njeriut në institutin respektiv në Universitetin e Columbias analizoi situatën e Kosovës, ku sipas tij ngërçi i njohjes nuk zgjidhet dot vetëm me ndërmjetësimin europian.
“BE-së i mungon legjitimiteti si ndërmjetës, Lajçaku dhe Borelli vijnë nga vende që s’e kanë njohur vetë Kosovën. SHBA-ja duhet të ketë rol më aktiv”, tha ai.
Profesori Muhamet Kelmendi përkrahu deklaratën e Philips në lidhje me Borell dhe Lajçak.
Ai në një prononcim për “Bota sot” tha se Bashikim Evropian ka gabuar rëndë me emërimin e këtyre dy ndërmjetsuesve për dialogun Kosovë-Serbi.
“UE ka gabuar kur në qendër të ndërmjetësimit ka vendosur z. Borell, i cili vjen nga Spanja dhe vetë si politikan dhe Spanja si shtet, gjithashtu janë kundër pavarësisë së Kosovës. Këtej vazhdoi gabimi tjetër, kur Borell u lejua nga shtetet vendosëse të UE-së, që të merret si ndermjetës z. Lajçak nga Sllovakia, që se njeh shtetin e Kosovës. As vetë z.Lajçak është kundër pavarësisë së Kosovës.
Këto gabime i kushtuan shumë UE-së.
Kjo, jo vetëm se nuk u arritë marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë dhe, nuk ka si bëhet, kur z.Borell dhe z.Lajçak si ndërmjetës të UE-së janë kundër pavarësisë së Kosovës, por duke qëndruar përkrah shtetit serb, bëri që Gjermania dhe Franca, duke e humbur besimin në këtë ndërmjetësim, caktuan përfaqësuesit e vetë në çështjen Kosovë-Serbi. Zaten këtë mosbesim e shfaqi edhe Anglia, kur caktoi përfaqësuesin e vetë dhe edhe SHBA-të duke vendosur z.Escobar në qendër të dialogut”, deklaroi profesori.
Sipas tij, Borell dhe Lajçak po e dëmtojnë rëndë Kosovë, duke mbajtur anën e Serbisë.
Kelmendi tha se ky gabim i madh po i kushton rëndë në dy aspektet BE-së.