November 28, 2022

Statujat gjysmake që kanë mbetur në shëtitoren “Taulantia” të Durrësit, të këngëtarëve Tina Turner, John Lennon, Mick Jagger dhe Bob Dylan janë kthyer në një rrezik për qytetarët e kryesisht për fëmijët e vegjël. Në një denoncim për JOQ, një qytetar denoncon rastin e plagosjes së vajzës.

E vogla ka qenë duke bërë foto me një prej tyre dhe statuja i ka rënë sipër. Vajza ka përfunduar në spital siç shihet dhe në foto është plagosurPershendetje, Duke i bere foto femijes i bie siper statuja gjysem e thyer. Femija me demtime ne koke dhe gjithe trupin. TMERR!

Statujat janë vendosur për të dhënë idenë e lirisë te të rinjtë e viteve ’80 e cila kulmoi me eksodin e famshëm në drejtim të vendeve perëndimore. Një ditë më parë, ajo e Tina Turnes ishte ‘shkulur’ e gjitha, duke lënë pas vetëm takat e këngëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *