March 22, 2023

Deputetët britanikë kanë kërkuar dje veprime urgjente për të “shtrënguar” rrjetet e kontrabandës me gomone, por jo vetëm, që sigurojnë miliona paund në javë. Thirrjet erdhën pasi një hetim i fshehtë në Daily Mail ekspozoi një gangster shqiptar që drejtonte hapur kontrabandën në qytetin Dunkirk.I quajtur “Luani i Artë”, ai fiton rreth 1 milion paund në javë duke dërguar emigrantë në Britani me gomone. Media publikon pamjet e tij, gjatë një regjistrimi të fshehtë, por emri nuk dihet ende.

Ai u tha gazetarëve që e takuan si klientë, se mund t’i merrte për 4500 £ secili dhe premtoi se autoritetet britanike do t’u jepnin ushqim, batanije dhe gjithçka që u nevojitej përpara se t’i vendosnin në një hotel. “Pas kësaj, ju mund të shkoni ku të doni,” tha ai.Shqiptari është kapur nga policia franceze disa orë pasi u takua me gazetarët e infiltruar – vetëm për t’u liruar mëngjesin tjetër. “Ai është vetëm një nga një varg bandash shumë të organizuara trafikimi që gjetëm në Francën veriore – njëra prej të cilave ka 600 njerëz në një listë pritjeje për vende në varka të vogla”, thotë Daily Mail.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *