February 6, 2023

Ulian Kolgjegja, taksisti i njohur i Tiranës, ka vendosur në taksinë e tij, foton e Ervis dhe Brilant Martinaj, të cilët ai i konsideron si vëllezër. Në një intervistë për JOQ, ai tregoi se me dy kushërinjtë kishte vite që njihej, teksa shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e tyre.Brilanti u vra në masakrën e Fushë-Krujës më 17 Korrik, ndërsa Ervis Martinaj dyshohet se është ekzekutuar nga kundërshtarët e tij të lojërave të fatit.

Kolgjegja ka vendosur që ta quajë taksinë e tij, Brilant, ndërsa në kofano, ka vënë foton e 23-vjeçarit me pistoletë në dorë.Brilant Martinaj, ishte një personazh i njohur për policinë, pasi ai akuzohej për dy vrasje. 23-vjeçari u ekzekutua bashkë me dy miqtë e tij, Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën. Hoxha dhe Martinaj, u dogjën brenda automjetit tip “Passat”, ndërsa Diklen Vata u vra me disa plumba në bark.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *