
Një çift irlandez kanë blerë një tokë ku ftuan dhe një familje tjetër për t’u vendosur bashkë me ta, për të krijuar një ‘komunitet të vetëmjaftueshëm’, sipas tyre “me një ritëm më të ngadaltë jete”.
30 vjeçarja Charlotte Knee-Zaska, kishte ëndërruar gjithmonë një shtëpi në fshat, dhe për fat bashkëshorti i saj 32-vjeçar Max, e pëlqeu idenë.Së bashku ata kursyen rreth 47,000 paundë në disa vjet dhe blenë një gjysmë hektari tokë në Offaly, Irelandë, për t’u vendosur aty me bijën e tyre, Iza, 5 vjeçe. Ata ndërtuan aty dy shtëpi dhe ftuan miqtë e tyre, James Smith, 32 vjeç, e Ffion Thomas, 31 të jetojnë me ta, dhe tashmë kanë krijuar komunën e tyre të vogël.
Dy familjet tashmë jetojnë si një komunitet – duke ngrënë ushqimin që rrisin vetë, dhe duke punuar nga shtëpia.Charlotte, mësuese joga, tregon: “Gjithmonë kam dashur një shtëpi të vërtetë pasi kur isha e voglë zhvendoseshim shpesh. Kur u vendosëm fillimisht këtu ishte e vështirë, nuk kishte ngrohje dhe kopshti ishte vetëm një lëmsh balte e mbeturinash”.
“Ngadalë ne ndërtuam shtëpinë dhe kopshtin, duke jetuar si një komunitet me miqtë tanë. Është bukur sepse und të gjej kohë qetësie për veten, teksa Ffion ose James kujdesen për fëmijët”.“Kemi një ritëm më të ngadaltë jete dhe është bukur të jetosh me miqtë e tu”.