February 9, 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, shefi i grupit Parlamentar i kësaj partie dhe Bekim Çollaku, ish- këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, në Hagë i kanë vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çitaku tha se ata nuk janë të burgosur, por ata po mbahen peng.“Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë. Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha sesa sfida në të cilën po kalojnë sot. Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng” – tha Çitaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *