March 30, 2023

Deklaratat e saj të fundit, të kësaj diveje të madhe dhe të papërsëritshme të kinemasë që me karrierën e saj u kthye në një legjendë botërore me të vërtet të bëjnë përshtypje. “Nuk mund të largohem nga kjo botë e të mos them të vërtetën se unë jam shqiptare”, ka deklaruar diva e kinemasë.Emri i saj i vërtetë është Irene Leleku dhe se origjina e babait të saj ishte shqiptare. “Nëna ime ishte nga Epiri dhe babai nga Shqipëria. Ai ishte një mësues letërsie dhe urre.nte priftërinjtë”, ka deklaruar diva në biografinë e saj në IDM.

Një deklaratë që ka shokuar me të vërtetë gjithë Greqinë sepse ajo është një nga heroinat më të mëdha të kinemasë greke, një idhull i këtij kombi por që vërteton dhe më shumë bindjen se shqiptarët në Greqi janë me të vërtet një faktor i rëndësishëm dhe kanë kontribuar në të gjitha fushat e jetës.Faktin që ajo është arvanitase e konfirmojnë dhe historianët e rëndësishëm të fushës.Irene Papas arriti të realizonte një karrierë brilante. Ajo ka lindur në 3 shtator 1926 dhe ka luajtur në 70 filma me një karrierë që ka zgjatur më shumë se mbi pesë dekada. Në biografinë e saj shkruhet se emri i saj i fëmijërisë është Irene Leleku dhe ka lindur në Korinthi, në Greqi dhe babai i saj ka qenë mësues i dramës klasike.Me një bukuri të pashoqe, me atë portretin e saj të gdhendur si prej dive natyrore ajo do binte në sy të Elia Kazan duke arritur menjëherë famë në Greqi dhe më pas do të zgjidhej si protagoniste në filmat “The Guns Navarone” (1961) dhe “Zorba Greke” (1964), por dhe në filmat e mëdha që u shkruan mbi historitë e famshme greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *