March 24, 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Albin Kurti që të bëjë zgjidhje e të ndalet greva.“Ndale grevën ose jep dorëheqje”, i është drejtuar Haradinaj kreut të ekzekutivit, Albin Kurtit.

“Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura një muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë”, ka shkruar ai në Facebook.Greva dje i ka mbushur një muaj. Marrëveshje mes Qeverisë dhe Sindikatës nuk ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *