
“Ka qenë i njëjti person që ka qenë mbrëmë duke më ruajtur, kemi shkëmbyer dy fjalë bashkë, por duket që ka qenë në pritje të parkimit të makinës sime dhe më pas të kryente aktin.I lutem shtetit të verë dorën në zemër, është hera e dytë, herën e tretë besoj do më gjeni kanaleve e sigurt”. Është kjo deklarata e Deizi Arapit, të cilës gjatë natës i dogjën makinën.
Ajo pretendon se i ka me emra dhe me fakte personat që e kanë kryer këtë akt.Gjatë një prononcimi për mediat, e reja nga Bilishti i bën thirrje shtetit për ndihmë. Ajo thekson se kjo është hera e dytë që i është djegur mjeti.