March 24, 2023

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci thotë se mediat e Beogradit kanë shpifur kundër tij.Në një gazetë është shkruar kinse ai po ndjell luftë.Mediat e Beogradit paskan shpifur se unë po kërkoj luftë. Ja se çfarë paskan shkruar“E NDJELL LUFTEN Bashkëpunëtori i Kurtit: Kosova është e gatshme, jemi të armatosur!

Deputeti i Levizjes të cilën e drejton kryeministri kosovar hapur ka kanosur me konflikt. Ky është vetëm njeri nga vargu i provokimeve të fundit që vijnë nga Prishtina”.Serbia na do të dobët dhe të përçarë por nuk jemi të dobët. Prandaj në raport me ta duhet të jemi të bashkuar e ashtu jemi më të fuqishëm.Është Serbia ajo e cila po provokon, mirëpo ne as nuk biem pre e tyre e as nuk kemi pse t’i frikësohemi asaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *