February 9, 2023

Që nga marsi i këtij viti kur qytetarët në mënyrë masive na dhanë besimin dhe përgjegjësinë për të qeverisur, bashkë me juve kemi punuar pa ndalur për të vendosur një standard të ri të qeverisjes në vend. /Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Komisioni shtetëror për rini është një tjetër hap drejt atij standardi”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapje të takimit të parë të Komisionit Shtetëror për Rini.Kryeministri tha se duhet një qasje gjithëpërfshirëse drejt rinisë që i ndihmon të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë, të gjejnë vendin dhe misionin e tyre në shoqëri, të jenë aktiv dhe të shëndetshëm, por edhe kontribuues në shoqëri./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

“Në ministritë tuaja ju keni për detyrë t’i jepni vëmendje të veçantë vendimeve që ndikojnë tek të rinjtë si dhe t’i shtyni përpara politikat që përcaktohen si prioritete. Dhe deri në fund të mandatit, ne presim që nën drejtimin tuaj, me përfshirjen e drejtpërdrejtë dhe të plotë të të rinjve, qeveria jonë të ketë në zbatim një strategji të re kombëtare dhe transformuese për rininë”, u tha kryeministri anëtarëve të Komisionit, që kryesohet nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *