
Kritika të ashpra në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë deputeti i kësaj partie, Fatmir Humolli.Humolli ka qenë i drejtpërdrejtë në kritikat e tij, për siç ka thënë se Vetëvendosja është duke e rrezikuar stabilitetin e vendit dhe po i humb shpresat e qytetarëve.
“Vetëvendosja është duke i humbur shpresat tek populli dhe po e rrezikon stabilitetin e vendit, po e rrezikon në fazën kur Kosova është në proces të bisedimeve. Kosova është dashtë me qenë shumë stabile dhe shumë e qartë në atë çka po don dhe shumë e vendosur në krejt opinionin”, është shprehur Humolli për Front Online.