March 30, 2023

Kryetare e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka bërë thirrje qeverisë që të gjejë një zgjidhje sa i përket grevës në arsim që është duke zgjatur për pesë javë rresht.Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se qeveria duhet të gjejë mënyrën për të dialoguar me SBASHK-un dhe mësimdhënësit.

“Nuk ka asnjë justifikim që kjo krizë në arsim të mbahet nga qeveria jonë. Duke e bllokuar procesin mësimor në shkollat publike dhe duke e lejuar funksionimin e shkollave private, kanë krijuar pabarazi. Kjo e bllokon sistemin publik dhe ua mundëson atyre private të funksionojnë”,ka thënë Lushaku-Sadriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *