
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka kërkuar sqarime nga Serbia në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me RusinëAmbasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen në mes të Serbisë dhe Rusisë, duke kërkuar sqarime për të. Ai e ka bërë të qartë se në këtë periudhë “askush nuk do të duhej të nënshkruante asgjë me Rusinë”. HAP REK IAMEN ME POSHTE
“Prandaj është shumë e vështirë për ne të kuptojmë ekzistencën e një dokumenti apo protokolli të tillë, por shpresojmë dhe presim që të dëgjojmë më shumë për të dhe të shpjegohet në njëfarë mënyre”, citohet të ketë thënë ambasadori amerikan në Serbi.“Duam të dëgjojmë se çfarë dëshiron të bëjë Serbia në të ardhmen dhe të shohim se çfarë marrëdhëniesh do të zhvillojë me një vend që sulmoi brutalisht fqinjin e tij dhe madje, shfrytëzon kërcënimet për të përdorur forcën bërthamore. Ne duam të kuptojmë se në çfarë mbështetet bashkëpunimi midis Serbisë dhe Rusisë”, vijoi ambasadori Hill. HAP REK IAMEN ME POSHTE