January 29, 2023

Asamblistja e Listës Guxo në Kuvendin e Komunës së Suharekës, Festa Kabashi ka vendosur që të kalojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).Gjatë ditës së sotme është duke u mbajtur mbledhja e nëntë e Asamblesë Komunale të Suharekës, ku në fillim të kësaj seance ka marrë fjalën asamblistja Festa Kabashi, e cila ka bërë të ditur se ka vendosur që të kalojë në tjetër parti.

Ajo tha se kishte besuar që mes saj dhe Listës Guxo do të thellohej bashkëpunimi, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *