November 27, 2022

Zenuni dhe Vjollca kanë qenë të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ku treguan se prej 5 vitesh ata kanë probleme me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë një borxh goxha i madh që Zenuni i ka dhënë kushëririt të parë./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Bëhet fjalë për 36 mijë Euro, që ai ia ka dhënë me mirëbesim për shkak të marrë dhënies së ngushtë që kanë pasur me njëri-tjetrin. Kushëriri nuk ia ka larë borxhin akoma dhe sot dhe për këtë arsye, Vjollca dhe dy djemtë e braktisën atë.Djemtë jetojnë në Itali, ndërsa Vjollca jeton në shtëpinë e re që vëllezërit kanë ndërtuar, kurse Zenuni jeton në shtëpinë e vjetër e cila ka kushte shumë të vështira dhe nuk është aspak e banueshme. Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Vjollca është e prerë në vendimin e saj dhe nuk dëshiron të kthehet me Zenunin sepse ajo po e shijon jetën e vetme, ku nuk mungojnë as qejfet, as të dalat në kafe me shoqet, gjë që Zenuni më parë nuk ia mundësonte dot.Vjollca: Shiko si po më dridhen duart.Eni Çobani: Po edhe ai po qan.Vjollca: Të qajë dhe le të plasë, unë po qaj vetë, po më qajnë kalamajtë atje.Ardit Gjebrea: Këtu nuk jam dakort./Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *