March 31, 2023

Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë se liberalizimi i vizave për kosovarët ka gjasa të ndodhë më 13 tetor.“Liberalizimi i vizave është çështje e zgjatur dhe më në fund kësaj çështjeje po i vjen fundi, ku më 13 tetor në presidencën çeke pritet të mbahet takimi ku edhe liberalizmi i vizave për Kosovën është në agjendë”, ka thënë Krasniqi në Edicioni Special. Ju ftojmë të hapn! market!ngu^n për pak sek’onda dhe shfaqen pamjet ekskluz!ve…/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Ajo tha se nëse do të ndodhë liberalizimi i vizave këtë kohë, nuk është meritë e qeverisë Kurti, por e qeverive paraprake.“Nëse tash përfundon çështja e liberalizimit të vizave nuk është meritë e kësaj qeverie, pasi kanë punuar shumë më herët edhe qeveritë paraprake. Qeveria duhet të punojë më shumë, sepse ka pasur një zbehje të kësaj qeverie në agjendën ndërkombëtare, sepse qeveria po i bën dy vjet dhe nuk e kemi asnjë njohje të re apo ndonjë aplikim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.Sipas saj, qeveria duhet të reflektojë, pasi siç thotë ajo, është një moment shumë i mirë për Kosovën pas luftës që është duke ndodhur në Ukrainë.Ju ftojmë të hapn! market!ngu^n për pak sek’onda dhe shfaqen pamjet ekskluz!ve…/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *