February 6, 2023

Kuçi: Qytetarët nuk janë duke iu përgjigjur provokimeve të sindikatave dhe opozitës në Kosovë.Qarri: Përpjekje maksimale për nxitjen e trazirave sociale në Kosovë
Tashmë një muaj, shkollat e Kosovës vazhdojnë të mbeten të mbyllura për shkak të grevës që ka nisur në arsim.

E deri më tani nuk ka asnjë shenjë se mund të ketë një marrëveshje në mes Qeverisë dhe sindikatave.

Kryeministri Albin Kurti i ka cilësuar sindikalistët si krijesa të PAN-it, koalicionit PDK-AAK-Nisma, që drejtohej nga Ramush Haradinaj.

“Bëhet fjalë për një inati ndaj Qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt. Është keq se sa shumë po humbmi Është dashur të fillojë më 1 shtator (mësimi). Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti, pasi shkolla është shteti”, deklaroi Kurti.

Ndërsa, nga SBASHK-u i janë përgjigjur menjëherë kryeministrit Kurti, për të cilin thonë se janë të zhgënjyer.

“Të gjendur në këtë situatë e të zhgënjyer nga këto deklarime të Kryeministrit të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi me kryetarët e Këshillave greviste të nivelit komunal e të universiteteve me keqardhje janë shprehur se kjo mungesë e vullnetit të Kryeministrit e Qeverisë për dialog dhe injorimi i kërkesave legjitime të grevistëve po bën që greva të vazhdojë edhe në ditët ne vijim”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e SBASHK-ut.

Përpjekje maksimale për nxitjen e trazirave

E sipas analistëve dhe njohëseve të zhvillimeve politike në Kosovë, ky është një sabotim i hapur që po i bëhet shtetit të Kosovës.

“Bojkotimi kaq i gjatë i mësimit, mbyllja maratonike e shkollave dhe pengimi i qëllimshëm i fillimit të vitit të ri shkollor 2022-2023, është sabotimi më i madh dhe më flagranti që ka mundur të ndodhë ndonjëherë në këtë vend, ndaj njërës prej shtyllave kryesore të vendit, si arsimi, nxënësve e qytetarëve dhe vet shtetit të Kosovës! Sabotim i hapur i inskenuar paraprakisht nga politika e inkriminuar dhe të ashtuquajturit mësimdhënës që kurrë nuk kanë pranuar të sprovohen, qoftë edhe njëherë të vetme, në riprovime të cilët nivelin më tepër se mjerues të padijes së tyre, e dëshmojnë me nxjerrjen e gjeneratave më të dobëta, në historinë e Kosovës, qysh nga vitet e Luftës së Dytë Botërore e këndej, me rreth gjysmën e nxënësve gjysmanalfabet, gjë që pasqyrohet, jo njëherë, por çdo herë edhe me të dhënat katastrofale të testeve që organizon PIS-a”, thotë analisti Gani Qarri për “Bota sot”.

Sipas tij, është jo vetëm papërgjegjësi totale, por edhe kri, akt i palejueshëm, që Qarri e sheh si vepër penale, dhe se aktorët saj duhet të vendosen urgjentisht në bankën e të akuzuarve. “Ata duhet të marrin dënimin më të rëndë ligjor me primat tradhtie ndaj nxënësve e qytetarëve, sistemit të arsimit dhe vet shtetit të Kosovës nga të ashtuquajturat “sindikata” të cilat duke parë se udhëhiqen nga njerëz të papërgjegjshëm e tanimë edhe të dyshimtë, duhet të merret urgjentisht prokuroria e shtetit me ta”, shton Qarri.

Duke e parë situatën e krijuar, Qarri bën thirrje që të veprojë sa më parë Prokuroria e Shtetit dhe AKI-ja.

“Njerëz të tillë më së paku e kanë vendin në arsim, ndaj prokuroria, AKI-ja, sistemi i drejtësisë dhe Ministria e Arsimit, duhet t’i bëjnë publike qëllimet e vërteta të këtyre njerëzve të dyshimtë, ngase nuk mbyllen komplet shkollat e një vendi pa shpalljen e gjendjes së luftës, për arsye të tilla banale, si përrallat e rrahman jasharëve, se Qeveria nuk po ua epka edhe nga 50 euro, përderisa Ligji për rrogat është dorëzuar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend, i cili u siguron shumë më tepër se sa pretendojnë aktualisht, krye sindikalistët e dirigjuar nga politika e inkriminuar”, shprehet Qarri.

Më tej, ai thotë se po bëhen përpjekje maksimale për nxitjen e trazirave sociale në Kosovë, pas të cilave, sipas Qarrit qëndrojnë pasardhësit e PAN-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *