February 9, 2023

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për regjistrimin e popullsisë që do të bëhet nga 1 shtatori deri më 17 tetor të vitit të ardhshëm. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku shefi i ekzekutivit, Albin Kurti deklaroi se do të ndihmojë në procesin e integrimeve evropiane.Para kabinetit qeveritar ai ka propozuar vendimin për regjistrimin e popullsisë që do të zgjas një muaj e gjysmë.Ju ftojmë të hapn! market!ngu^n për pak sek’onda dhe shfaqen pamjet ekskluz!ve…/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

“Regjistrimi do të ndihmojë vendin tonë edhe në procesin e integrimeve evropiane përmes pasqyrimit të saktë të të dhënave demografike e socio-ekonomike. Në lidhje me regjistrimin e popullsisë është e nevojshme të miratojmë datën e fillimit dhe përfundimit të regjistrimit, për planifikim dhe detaje përcjellëse është përgjegjëse ASK, tani në Zyrën e Kryeministrit. Kemi paraparë një afat prej një muaj e gjysmë, prej 1 shtatorit deri më 17 tetor të vitit 2023”, ka njoftuar Kurti.Ju ftojmë të hapn! market!ngu^n për pak sek’onda dhe shfaqen pamjet ekskluz!ve…/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *