November 26, 2022

Për vlerën dhe rëndësinë e sures El-Bekare ekzistojnë shumë hadithe të transmetuara nga Pejgamberi alejhi selam. si dhe shumë vlerësime nga dijetarët eminentë të botës islame. Nga hadithet e Pejgamberit s.a.v.s. që përshkruajnë vlerën dhe rëndësinë e kësaj sure do të veçojmë disa prej tyre. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:Ju ftojmë të hapn! market!ngu^n për pak sek’onda dhe shfaqen pamjet ekskluz!ve…/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

“Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza, sepse vërtetë shejtani ik prej asaj shtëpie në të cilën lexohet sureja El-Bekare”[1] Transmetohet nga Ma’kal b. Jesari se vërtetë i Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “Sureja El-Bekare është gunga e Kur’anit dhe maja (kulmi) e tij. Me çdo ajet të kësaj sureje kanë zbritur nga tetëdhjetëmijë melaqe”.[2]Ju ftojmë të hapn! market!ngu^n për pak sek’onda dhe shfaqen pamjet ekskluz!ve…/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Transmetohet nga Ebu Umame i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë: Lexojeni Kur’anin, sepse ai është ndërmjetësues për lexuesit e tij në Ditën e Kiametit, lexoni Dy dritat (Ez-Zehrevani), suren El-Bekare dhe suren Ali Imran, sepse këto dy sure Ditën e Gjykimit do të paraqiten si dy mjegulla (që ju bëjnë hije), ose si dy ombrella, që janë si dy krahët e shpendit për të mbrojtur lexuesit e tyre. Pastaj tha: Lexojeni suren El-Bekare, sepse mësimi i saj përmendësh është begati, e lënia e saj është hasretllëk, dhe atë që e lexon, nuk mund ta dëmtojë magjia”[3] Imam Taberaniu dhe Ebu Hatim b.Ju ftojmë të hapn! market!ngu^n për pak sek’onda dhe shfaqen pamjet ekskluz!ve…/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Hibbani kanë regjistruar hadithin e transmetuar nga Sehl b. Sa’di i cili ka thënë: i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtetë çdo send ka gungën e saj, e gunga e Kur’anit është sureja El-Bekare, andaj kush e lexon këtë sure në shtëpinë e tij natën, në atë shtëpi nuk hynë shejtani tri net, e kush e lexon ditën, shejtani nuk hynë në atë shtëpi tri ditë.”Ju ftojmë të hapn! market!ngu^n për pak sek’onda dhe shfaqen pamjet ekskluz!ve…/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *