February 9, 2023

Arsimi po shkatërrohet. Strategjia e qeverisë për të mos i paguar mësuesit grevistë i jep shtytje degradimit të mëtutjeshëm. Pra, një mësues pa pagë, me 100 halle financiare, me fëmijë të uritur në shtëpi nuk motivohet që të mësojë më mirë, por që ti mësojë më keq. Parja është afër shpirtit. Mësuesit me xhepa bosh, rrezikojnë edhe ti traumatizojnë fëmijët.

Ky veprim i qeverisë së Kosovës pos që është totalisht i pamatur, është shumë kontraproduktiv. Tregon gabime amatoreske.

Qeveria në secilin veprim duhet ta avancojë arsimin, e jo ta bëjë të kundërtën. Në fund fatura ka me iu dorëzu atyre. Të gjitha llogaritë kanë me i pagu po ata.

Në demokraci mund të kesh të drejtë. Por, kur shfrytëzimi i asaj të drejte është i dëmshëm për shoqërinë, nuk bën të përdoret. Përdorimi për kryeneqësi ose teka përsonale e dëmton shumë vendin.

Njëjtë vepruan SHBASHK-u, duke sakrifikuar fëmijët për të drejtën e tyre që të mbajnë grevë. Njëjtë po bën qeveria, duke i sakrifiku fëmijët, për të drejtën e tyre që ti dënojnë mësuesit.

Të dy llogaritë janë të gabuara. Prandaj, ne në secilin veprim duhet të vendosim për të mirën e përbashkët. Nëse një veprim yni, jo vetëm që nuk e avancon shoqërinë, por e degradon atë, atëherë duhet të mos e bëjmë atë.

Në këto rrethana, Qeveria e Kosovës duhet që menjëherë ti shpërndajë pagat për të gjithë mësusit. Është mënyra më e mirë për të treguar vullnet që e dëshiron avancimin e arsimit. Cdo veprim tjetër, e zhyt edhe më tepër në humnerë sektorin më jetik të vendit. (Editorial nga Kosova ime)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *