November 26, 2022

Maxharraj: Kurti nuk do të lejojë me asnjë kusht që të shkatërrohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës
Njohësi i çështjeve politike dhe profesori Binak Maxharraj, i ka reaguar nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit, i cili mbrëmë ka kritikuar Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Haziri ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se ka ardhur në pushtet që të bëjë dramë dhe të viktimizohet.

“Albin Kurti nuk ka ardhë me qeveris, por për me ba dramë dhe me u viktimizu më pas. Madje, këtë e bën me një lehtësi të padurueshme. Sa i ligë, idhnak e i padinjitet u tregua karshi qytetarëve, veçanërisht atyre që ia dhanë besimin më 14 shkurt. S’kanë me ta falë. Jemi gjallë!”, ka shkruar Haziri, në një postim në Facebook.

Por, sipas profesorit Maxharraj, qeveria e Kurtit nuk është e korruptuar dhe nuk vjedh popullin, siç “bënë qeveritë e kaluara”, përcjell Bota sot.

Ai ia ka kujtuar ish-kryetarit të Gjilanit se është idhtar i ndarjes së Kosovës, bashkë me zyrtarë të PDK-së. Por, sipas analistit, qeveria Kurti nuk do të lejojë me asnjë kusht që të shkatërrohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës.

Reagimi i plotë i Maxharrajt, dërguar në “Bota sot”:

Paska folë jerëm diçka Luta i Gjilanit?

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesëmarrësi në shkatërrimin e LDK-së, së bashku me Isa Mustafën, por edhe admiruesi i PDK-së dhe Hashim Thaçit, idhtar i flakët për ndarjen e Kosovës Lutfi Luta Haziri, për çudi paska reaguar lidhur me videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, për ata që “shkatërruan shtetin”.

E njeri nga ata i futur në këtë valle është edhe Luta?!

Haziri ka thënë se kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet që të bëjë dramë e viktimizohet.

Kurse lidhur me videon, Haziri ka pyetur përfaqësuesit e qeverisë dhe LVV-së se çka do të lënë ata prapa tyre.

Asgjë, por këta të LVV-së nuk janë të korruptuar. Nuk kanë me e plaçkitë, vjedhë shtetin e as kur largohen, nuk largohen me çanta te mbushura me miliona nga keqpërdorimet, hajnitë dhe plaçkitjet e shtetit.

Ti Lutë, është mirë t’i tregosh këtij populli se si i bëre miliona pasuri me punë apo…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *