April 2, 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati, u është përgjigjur kritikave të opozitës të cilët kanë thënë se vlera e koeficientit të pagave është bërë në mënyrë paushalle.Ai ka thënë se kjo vlerë është përllogaritur me detaje dhe se nuk bëhet fjalë për hamendësime.
Murati i ka quajtur propozime paushalle ato të opozitës.“Çka ka qenë e radhës që kjo të përpjesëtohet me buxhetin e alokuar për pagat në mënyrë që të nxirret vlera për një koeficient, është vlerë e llogaritur dhe nuk ka as hamendësim as paushallitet. Ata që flasin për shifra 120 herë 125 e 139 e 132 ata flasin për shifra paushallë pa e ditë për ndikimin buxhetor”, ka thënë ai.

Murati ka dhënë detaje për llogaritjet e Qeverisë së Kosovës për ta vendosur vlerën e koeficientit 105 euro.“Bëhet fjalë për përcaktimin e vlerës së koeficientit që i ngërthen dy ligje ligjin e buxhetit dhe ligjin e pagave. Ligji i Pagave ka kaluar që dy muaj, aty janë përcaktu nivelet për secilin pozitë sa është niveli i koeficienteve për secilën pozitë, dikuj i është caktuar 5 dikuj 6 e kështu me radhë”, ka thënë ai.“Çka na ka mbetur neve është që të marrin nga të gjitha organizatat buxhetore këtë e ka bërë MPB, ka kërku klasifikimin e të gjitha pozitave, qoftë komunat qoftë ministritë kanë dorëzu listat për të tregu sa persona kanë funksion me koeficiente ta zëmë 6 a po 7 e kështu”, ka vijuar Murati.Tutje ai bëri të ditur se janë grumbulluar listat nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Janë grumbullu të gjitha listat nga MPB dhe neve si M F na është dorëzu tërësia e koeficienteve. Tërësia është 480 mijë në gjithë Administratën Publike. Mesatarja i bjen te 6”, ka thënë ai.Me koeficientin e ri sipas Muratit, vlera totale e buxhetit për paga shkon në 745.5 milionë euro, kurse shtesat e rritjes arrijnë 12% apo 105.5 milionë euro.“Vlera totale e buxhetit është 745.5 milionë euro, kurse shtesat përafërsisht janë diku 12% e pagës bazë 105.5 milionë euro. Në vitin e kaluar shpenzimet për paga ka qenë 640 milionë euro. Shpenzimi pa shtesa të pandemisë ka qenë 640 milionë për paga të rregullta”, ka thënë ai.Pagat me koeficient të ri punëtorët e sektorit publikë do t’i marrin muajin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *