
Vendimi i fundit i miratuar nga Qeveria e Kosovës për koeficientin me vlerë 105 euro, po vazhdon të duket si një vendim jo i drejtë dhe shumë shqetësues.Kështu të paktën u shprehën nga Parita Demokratike e Kosovës (PDK), ku deputeti i kësaj partie, Ferat Shala tha për GazetaBlic se ky koeficient është diskriminues dhe sipas tij do të krijojë probleme të mëdha.
“Partia Demokratike sot kemi ngritur shqetësim që minimumi i koeficientit të ishte 120 euro dhe ky koeficient i miratuar nga Qeveria është jomeritore dhe është diskriminues dhe krijon probleme të mëdha në gjithë sektorët e vendit, veçanarisht godet nivelet akademike, sektorin e sigurisë në terësi, shërbyest civil dhe sektorin e drejtësisë”, tha Shala.Edhe deputeti Mergim Lushtaku thotë për GazetaBlic se, koeficienti me vlerë prej 105 eurove është i padrejtë dhe nuk i realizon këkesat e zyrtarëve publik për krizën ekonomike.
Sipas Lushtakut, me vendimin për koeficinetin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka luajtur psikologjikisht me shërbyesit publik.“Koeficienti me vlerë prej 105 eurove është i padrejtë dhe nuk i realizon këkesat e zyrtarëve publik për krizën ekonomike. Këtë çështje e kemi ngritur si shqetësim qysh në fillim të hartimin të Projektligjit për paga, që nuk është dasht të vije një Ligj i Pagave pa u rregulluar në brendësi vlerën e koeficientit. Por, VV-ja dhe Albin Kurti ka luajtur psikologjikisht me shërbyesit publik në tërësi, të cilët kanë shpresuar që vlera e koeficientit të jetë së paku 120 euro”, tha Lushtaku.Lushtaku shtoi se sindikatat janë shumë të pakënaqur me këtë vendim dhe pritshmërite e tyre ishte tjera.Lushtaku tha se, nesër në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere do të diskutohet kjo çështje dhe sipas tij deputetët e VV-së do të ballafaqohen me mashtrime të mëdha që i kanë bërë punonjësve.