
Të kesh një sistem imunitar të fortë nuk është vetëm meritë e gjeneve apo natyrës, por edhe e stilit të jetesës
Mineralet dhe vitaminat që merrni çdo ditë janë shumë të rëndësishme në ndërtimin e një organizmi të fortë.
Vitamina C dhe ajo D janë padyshim më të njohurat në mbrojtjen e organizmit nga faktorë të jashtëm, por ekspertët sugjerojnë edhe një të tretë.Vitamina E është një antioksidant i shkëlqyer që ju ndihmon të jeni të shendetshëm dhe të ushqyer.