
Partia e Drejtësisë ka thënë se mbështet Qeverinë Kurti në përcaktimin e qartë dhe transparent të gjashtë kushteve për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.PD ka sugjeruar që gjashtë kushtet e paraqitura nga kryeministri Albin Kurti duhet të miratohen si rezolutë në Kuvend.“Partia e Drejtësisë konsideron se gjashtë pikat e paraqitura nga Kryeministri i Kosovës në mbledhjen e Kuvendit duhet të miratohen si Rezolutë e Kuvendit të Kosovës e cila do të sigurojë transparencën e plotë të procesit negociator në të ardhmen, si dhe shkallën optimale të kohezionit politik në Kuvendin e Kosovës, spektrin më të gjerë politik të vendit dhe shoqërinë në tërësi, përkitazi me këtë çështje me rëndësi madhore”, thuhet në komunikatën e PD-së.“PD në vazhdimësi ka qenë falënderuese ndaj mikut strategjik ShBA-së për përkushtimin parimor e të vendosur për drejtësi e barazi në Ballkan, sikurse e dëshmoi edhe gjatë kësaj faze të procesit negociator dhe e sheh vazhdimin e angazhimit të SHBA esencial për suksesin e këtij procesi”, thuhe më tutje në komunikatë.