March 24, 2023

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Levoshë të Pejës.Një punëtor atje ka rënë nga shtylla elektrike në të cilën ishte duke punuar dhe nga plagët e marra ka vdekur.
Rasti është konfirmuar për Reporteri.net nga Policia për rajonin e Pejës.

“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *