5 motrat shqiptare surprizojnë vëllain në dasmë, tregojnë ekskluzivisht historinë e videos virale

5 motrat shqiptare surprizojnë vëllain në dasmë, tregojnë ekskluzivisht historinë e videos virale

Pesë motrat Hajzeri janë kthyer në motrat më të komentuara të momentit në rrjetet sociale. Gjithçka nisi kur ato të veshura me të bardha i kënduan vëllait në dasmë dhe video u bë virale.

Të ftuara në “ABC e Mëngjesit”, motrat nga Kosova kanë treguar historinë e tyre dhe se ideja për këtë surprizë ka qenë e nënës së tyre.

“Në muajin gusht ëhstë bërë video. Duam të falenderojmë të gjithë ata që na kanë shkruar, mesazhet kanë qenë shumë pozitive. Kanë qenë një video e bërë me telefon në dasmën e vëllait tonë të dashur dhe nuk e prisnim që do të bëhesh kaq virale.

Ne kemi mamin dhe ajo për gjithçka dhe ka shumë ide. Idea ishte e asaj dhe ne u bindëm. Ne jemi nga Drenasi i Kosovës, por jetojmë në Gjermani dhe kemi lindur të gjitha atje”.

Më tej, ato zbuluan se me profesion shumisa janë stomatologe, ndërsa njëra prej tyre është këngëtare dhe ka bërë që këtë dëshirë t’ja kalojë edhe motrave të tjera. Madje, tashmë ato kanë krijuar edhe një grup muzikor.

Ne jemi shumica me profesion stomatologe, ndërsa njëra merret me muzikë dhe tjetra ka hapur një sallon. Dy prej nesh janë të martuara me shqiptar, ndërsa gjermanët nuk i kemi shumë qejf.

Unë e madhja fillova të punoja dentist dhe bëja praktik, erdhi kjo tjetra dhe i pëlqeu shumë. Kështu vijoi dhe tjetra. Ndërsa vëllain e kemi të kundërt, ai u diplomua sivjet për akitekturë. Ndërkohë, sot pritet të bëhet baba dhe ne mezi po presim të bëhemi halla”.