Anila Basha jep një këshillë për ata që duan të kenë një fëmijë por nuk kanë mundësi…

LAJME

Në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan, ka qenë e ftuar gazetarja Anila Basha e cila vjen me statusin e mamit. Ajo ka treguar përjetimet e para kur lindi djali i saj Aristoteli, si i ka ndryshuar jeta dhe ka dhënë një këshillë për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një fëmijë, por nuk kanë mundësi.

Rudina Magjistari: Shumë shikues do donin të ishin në vendin tënd, që duan të kenë një fëmijë, por nuk e kanë mundësinë. Çfarë mesazhi do i jepje ti sot?

Anila Basha: Unë mendoj se nuk ka asnjë gjë të pamundur sot në jetë. Teknologjia ka avancuar kaq shumë saqë të mohosh veten, ta privosh nga kjo ndjenjë kaq e bukur e të qenurit nënë duke marrë në dorë fëmijën tënd, është e pakuptimtë për mua. Kushdo që më ka kërkuar një këshillë i kam dhënë sugjerimet e mia, i kam thënë nuk duhet në asnjë mënyrë sado skeptik të jeni, ta leni pas dore, fëmija është i juaji. Mund të keni nipër, mbesa, çfarëdo, por një gjë e tillë, është një ndjenjë e papërshkruar.

Mos u hutoni, nuk ka rëndësi fare as çfarë thotë bota, as çfarë thotë dynjaja as çfarë thotë familja, ju jeni të zotit e vetes për aq kohë sa doni ju ta bëni këtë zgjedhje. Një fëmijë nuk është kurrë i tepërt në këtë botë, ashtu sikurse nuk besoj se mund të ketë qenie në tokë që mund të përgojojë një nënë apo një fëmijë, është një krijesë e bekuar nga Zoti. Mos hezitoni asnjëherë. Më thoshte doktori im, po bëhen eksperimentet e fundit në Gjermani që spermatozoidi dhe veza do takohen në një inkubator dhe pas 9 muajsh një nënë e një baba do marrin në dorë fëmijën e vetë pa e pasur në vetë.

Shkenca evoluon mjafton ju të keni dëshirën për të patur një fëmijë siç e kisha unë. Unë nuk pashë as majtas as djathtas, as dëgjova njeri, as pyeta njeri. Dëgjova zemrën, shpirtin dhe atë që doja unë vetë për veten time dhe nuk ka gjë më të bukur dhe të rëndësishme se Arisi.