Avdyli: Era e ndryshimit të 14 shkurtit do fryen fuqishëm edhe me 17 tetor

Avdyli: Era e ndryshimit të 14 shkurtit do fryen fuqishëm edhe me 17 tetor

Zgjedhjet lokale po afrojnë edhe pse po diskutohet për shtyrjen e tyre për shkak të Covid-19.

Por në Prizren, sot ishte deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në mbështetje të kryetarit dhe kandidatëve për asamblesitë atje.

Avdyli shprehet i bindur se era e ndryshimit të 14 shkurtit do të ndihet edhe me 17 tetor.

“Era e ndryshimit të #14shkurtit do fryen fuqishëm edhe me #17tetor. Për shtet të fortë me komuna të zhvilluara. #voto144”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale janë caktuar të mbahen më 17 tetor.