Bajrami me kritika ndaj qeverisë: Qeveria të veprojë, pandemia jashtë kontrollit

Bajrami me kritika ndaj qeverisë: Qeveria të veprojë, pandemia jashtë kontrollit

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka kritikuar qeverinë lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Sipas saj prej se ka ardhur Vetëvendosje në pushtet ka krijuar idenë se në mandatin e saj s’ka virus.

Ajo shtoi se ata kanë lehtësuar të gjitha masat. Kjo Qeveri shkoi edhe më tutje. Ua ndërpreu kontratat personelit shtesë në shëndetësi. Ua ndërpreu shtesat mjekëve dhe infermierëve. Ndërsa, nuk organizoj vaksinim gjatë vikendit.

Të gjitha këto sjellën të shifrat rekorde me mbi një mijë raste të reja në ditë. Me këtë trend vendi po shkon drejt mbylljes. E mbyllja kushton. I kushton secilës familje e secilit qytetar. Kushton me jetë me të shtrenjtë, me mungesë të shërbimeve, me vend pune, e më së shumti na kushton në arsim.

Fillimi i viti të ri shkollor në distancë do të jetë me pasoja katastrofale.

“I bëj thirrje qeverisë të zgjohet nga gjumë, të angazhojë të gjitha mekanizmat institucional në menaxhimin e pandemisë, të punojë për qytetarët për besimin që i kanë dhënë”, tha Bajrami.

Ai kërkoi nga qytetarët të vaksinohen sa me parë, vaksina shpëton jetë!

PS. Shihni situatën sipas “Johns Hopkins Institute”, qëndrojmë më keq se të gjitha vendet e rajonit edhe me gjerë.