Basha bëri “KURBAN” Berishën, SHBA përshëndet vendimin e Lulzim Bashës: PD tregoi se ka kurajon të ndahet nga e shkuara, për të qeverisur Shqipërinë

LAJME

Ambasada Amerikane në Tiranë përshëndet vednimin e kreut të PD Lulzim Basha, i cili dje njoftoi se kishte përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD Sali Berishën. Ish-kryeministri i shpallur “non-grata” nga SHBA pritet të shkojë sot i vetëm në Kuvend.

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt”, shkruan ndër të thjera Ambasada dhe thotë se PD tregoi se ka guxim të ndahet nga e shkuara dhe të ndërtojë të ardhmen, për të udhëhequr Shqipërinë.

Reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.