“Befason” Naim Miftari, i reagon Besnik Bislimit – tregon emrat kush jep përgjigje për dosjet

“Befason” Naim Miftari, i reagon Besnik Bislimit – tregon emrat kush jep përgjigje për dosjet

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj Besnik Bislimit i cili në Bruksel është pajtuar me Serbinë për hapjen e dosjeve.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se Baton Haxhiu dhe Gani Thaçi munden me dhanë përgjigje për dosjet.

Ai ka sugjeruar Besnik Bislimin që të merret me punë të tjera dhe jo me dosjet, pasi që shton se nuk ka asnjë lidhje me dosjet serbe.

Tutje, Miftari shprehet se me dosjet serbe hapet mundësia për vëllavrasje.

Postimi i plotë:

Pyetni këshilltarin e Hashim Thaçit e Edi Ramës z. Baton Haxhiun edhe z. Gani Thaçi mundet deri diku me ju jep përgjigje për dosje!

O Besnik Bislimi merru me punë tjera se për dosje të Serbisë nuk ki asnjë lidhje dhe far dosje të leshit mendoni ju se ju dorëzon Serbia juve, çka po mendon ju se Serbia do të tregoj drejt e do ti dorëzoj dosjet se kanë e ka pat e kanë e ka hale bashkëpunëtor a?

Me dosje Serbisë po i jepni mundësi të ju hap vëllavrasje tjera mos u bë krejt naiv e mos shihna ëndrra me sy qel, Serbisë thuani le të jau dorëzon kriminelët e luftës, dëm shpërblimin e luftës dhe kufomat e Shqiptarëve ku i kanë lan _ fsheh kaq?!

Dihet shumë mirë kush ka bashkëpunu me Serbinë si para luftës, si pas luftës, si kush bashkëpunon edhe sot me Serbinë dhe kush e mban politikën edhe ekonominë e tyre në këmbë me Euro të Kosovës!

Kur nuk di për një temë dhe s’ke dituri informacione pyet Bislim mos të vjen turp se askush nuk i di të gjitha!