‘Bëmë seks’, modelja i zbulon Georginës tradhtinë e Ronaldos dhe e paralajmëron

‘Bëmë seks’, modelja i zbulon Georginës tradhtinë e Ronaldos dhe e paralajmëron

Një modele e quajtur Natacha Rodrigues pretendon se ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo e ka tradhtuar Georginën me të. Sipas deklaratës së saj për “The Sun”, ai i ka dërguar mesazhe fshehurazi për dy muaj rrjesht, para se të flinin bashkë.

Kjo ngjarje supozohet të ketë ndodhur pak kohë pas njohjes me 27-vjeçaren, Georgina Rodriguez. Modelja ka treguar për “The Sun” se i janë dashur katër vite për të harruar Cristianon, pasi ky i fundit e largoi nga jeta e tij.

Ajo ka paralajmëruar Georginën se futbollisti mund të bëjë të njëjtën gjë me të. “Cristiano më hodhi si një tullë dhe ai mund të bëjë të njëjtën gjë me Georginën. Unë u lëndova nga menyra se si ai më la, duke më bllokuar në Instagram pasi fjetëm bashkë. Akoma më dhemb”, ka thënë Natacha.

Modelja pretendon se është kontaktuar për herë të parë nga Ronaldo në vitin 2015, kur ai ishte beqar, por kontakti i tyre ka vazhduar dhe pas njohjes me Georginën në Maj të 2016-s.

“I dërgova një video duke bërë twerk me të brendshme dhe ai më tha se donte të më shihte personalisht. Cristiano gjithmonë e bëri të qartë se i pëlqente trupi im. Ai më tha se e donte b*thën time”, ka shtuar ajo.

Sipas modeles, futbollisti e ka ftuar në banesën e tij me 5 Tetor 2016, mirëpo më pas e ka anuluar takimin në minutën e fundit duke i thënë se kishte vetëm një orë kohë dhe donte të ishte me të për më gjatë. “Më shkruante që t’i dërgoja video duke bërë twerk”, ka vazhduar Natacha.

Ajo ka treguar se ata kanë vazhduar të bisedojnë sërish me njëri-tjetrin dhe janë takuar në Mars të vitit 2017, kur futbollisti ndodhej në qytetin e tij të lindjes.

“Nuk mund ta besoja që po hyja në apartamentin e Cristiano Ronaldos. Zemra ime po rrihte, por ai ishte shumë i mirë dhe i ëmbël. Më tha të sillesha sikur të isha në shtëpinë time. Hoqa këpucët, i solli një lëng, u ulëm pranë. Folëm pak pastaj unë mora drejtimin. U ngrita, hoqa pantallonat dhe u përkula për t’i treguar b*thën time. Ai e goditi atë dhe më tha se e donte”, ka treguar me detaje modelja.

Natacha pretendon se pasi kanë bërë seks, Cristiano i ka shkruar “Më pëlqeu. Do shihemi sërish një ditë. Shumë sekret, të lutem! Puthje”.

Megjithatë, ai e ka bllokuar më pas nga çdo rrjet social dhe i ka bllokuar thirrjet.