Bërnjak: Serbët protestues ende në rrugë, nuk raportohet për ndonjë incident

LAJME

Situata në pikën kufitare në Bërnjak vazhdon të jetë e qetë, teksa disa protestues serbë që po e kundërshtojnë reciprocitetin me targa, vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Rreth 50 metra para policisë së Kosovës ata aktualisht kanë ndezur një zjarr me benzinë dhe po qëndrojnë aty.

Ndërkaq disa orë më përpara, janë vërejtur disa provokime të serbeve që po qëndrojnë afër kësaj pike kufitare, të cilët janë parë edhe me armë të gjata në atë kohe, por që policia është mobilizuar dhe ka qëndruar në gjendje gatishmërie për të intervenuar për çfarëdo incidenti të mundshëm.