Buxhovi: Në vitin 1972 dikush në Kosovë e solli qëllimisht virusin Variola

Buxhovi: Në vitin 1972 dikush në Kosovë e solli qëllimisht virusin Variola

Historiani i njohur Jusuf Buxhovi ka thënë se ka dokumente të fshehura ku dëshmohet se dikush në Kosovë e kishte sjellë qëllimisht virusin “Variola Vera” në vitet e 70-ta.

Buxhovi deklaroi se qëllimi i pushtetit jugosllav ishte që përpos armëve të luftohet edhe me mjete të tjera.
ADVERTISING

Ai theksoi se kjo luftë është shumë më e rrezikshme sesa lufta klasike me armë pasi që merr më shumë viktima.

“Ju ndoshta nuk e mbani në mend, por unë dhe gjenerata ime e mbajmë në mend që në vitin 1972 kemi pasë plasjen edhe shfaqjen e “Variola Vera” pikërisht në Kosovë. Ka pasur edhe vaksinim të plotë. Unë kujtoj se janë disa dokumente që mbahen të fshehura që dikush e ka sjellë qëllimisht. Nuk ka përfunduar kurrë mënyra e të menduarit që një entitet i caktuar të luftohet edhe me mjete të tilla”.

Buxhovi ka thënë se ekzistojnë dokumente të fshehura në arkivat jugosllave që tregojnë që ky virus ishte shpërndarë qëllimisht të shqiptarët.

“Janë të gjitha indikacionet. Janë edhe disa dokumente të fshehura edhe në arkivat jugosllave, disa prej tyre kam arritur t’i shoh e të cilat janë përdorur nga qarqe të caktuara pikërisht në Kosovë, pikërisht tek shqiptarët që të ndikohet”.

“Atë që s’e kanë bërë armët është dashur ta bëjnë mikrobet. Lufta me armë është luftë klasike, por lufta biologjike është luftë shumë e fshehtë, shumë dinake. Ajo merr shumë më shumë viktima dhe krijon ngarkesa të mëdha psikologjikë. Zakonisht popukt që kalojnë nëpër epidemi rëndom trashëgojnë skizofreni”.