Çimi u lidh me Linditën menjëherë pαsi u ndα ngα αjo, reαgon Stelα dhe kα dy fjαlë: Po bëjnë lojë të trefishtë! Unë kαm αrmët e miα sekrete!

LAJME

Stela Nikolla dhe Çimi i ‘Përputhen+40’ dolën çift nga programi. Mirëpo teksa po pritej që të zyrtarizonin lidhjen e tyre, krejt papritur u ndanë.

Përmes disa postimeve në “Instastory”, Stela shkruante se Çimi në mënyrë krejt të papritur kishte fshirë të gjitha fotot me të në rrjetet sociale dhe nuk i përgjigjej në telefon.

Ajo sot ishte në studion e emisionit “Shqipëria Live”, pasi donte të sqaronte disa fjalë që një tjetër ish-konkurrente e reality shoë-t, tha një ditë më parë te ky program.

Lindita Bimi tha dje se ajo në një farë mënyre është arsyeja se pse Stela dhe Çimi ishin ndarë. Sipas saj, Nikolla është mërzitur pasi ai herë pas here përmendte emrin e Linditës.

Sot, Stela tha se nuk është e mërzitur në lidhje me këto. Sipas saj, ajo është mërzitur vetëm nga mënyra se si Çimi u largua nga ajo.

“Nuk ka të vërtetë fare në fjalët e Linditës. Unë nuk jam mërzitur, ka bërë mirë që e ka falenderuar, do të thotë se është njeri i mirë. Më ka mërzitur reagimi i Cimit, që tregon se është njeri i vogël.

Nuk ka pasur as guximin që mua të më sqaronte se ne nuk jemi bashkë. Thjesht një ditë nuk më ktheu përgjigje në telefon. Nuk është se insistova shumë. Madje bëra shaka në një postim, ku thashë kush e shikon të më tregojë se si është”, tha Stela.

Kjo e fundit shton se deklaratat e Linditës i duken si lojë. Madje ajo nuk la pa përmendur edhe Gilbertën, e cila para disa ditësh postoi disa foto ku tregonte “çiftin e ri”, pikërisht Lindita me Çimin.

“Një natë më parë fola me Gilertën dhe më tha si ka mundësi që ndodhi kjo. Çimi të donte. Të pasnesërmen Gilberta poston foto për çiftin e ri. Thjesht për disa ndjekës më shumë në rrjetet sociale”, shtoi Nikolla.

Stela shton se është shumë e mërzitur me sjelljen e Çimit, pasi kishte ndjenja për të, por tani e ka mbyllur këtë histori. E pyetur nëse ai e ka tradhtuar, ajo e hodhi poshtë këtë mundësi.