Çoi në një shtëpi të braktisur 13-vjeçaren dhe e ngacmoi se*sualisht, merret vendimi për ish-policin Kol Kola

LAJME

Kanë përfunduar hetimet për ish-efektivin e policisë Kol Kola, i cili u arrestua në maj të këtij viti për ngac mim se* sual të një vajze të m itur 13-vjeçare.

Prokuroria e Lezhës ka dërguar dosjen në Gjykatë, ndërkohë që ndaj tij janë ngritur akuzat “Nga cmim se* sual” dhe “Kryerja e veprimeve ose dhenia e urdherave arbitrare”.

Gjatë hetimeve organi i ak uzes ka arritur të provojë se Kol Kola me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, duke keq përdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në makinë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim, duke kryer veprime të tur pshme me të.

Gjatë marrjes në pyetje 62-vjeçari i ka mohuar në vazhdimesi akuzat, duke e kosideruar ngjarjen si inskenim, ndërsa seanca gjyqësore paraprake për dërgimin e çështjes për gjykim do të zhvillohet brenda muajit shtator.

Kol Kola u pr angos nga policia, pas denoncimit të bërë nga 13-vjeçarja e m itur e rrëfej atë çfarë i kishte ndodhur dhe menjëherë pas verifikimeve përmes provave shkencore dhe pamjeve filmike u provua se ka element te vepres penale. Kol Kola ka qenë pjesë e strukturave të policisë së shtetit prej shumë vitesh, duke shërbyer në disa zona të Qarkut të Lezhës.