‘Dekadenca Perëndimore’/ Kim Jong-un ndalon flokët e gjatë dhe xhinset e ngushta në Penian

‘Dekadenca Perëndimore’/ Kim Jong-un ndalon flokët e gjatë dhe xhinset e ngushta në Penian

Diktat0ri k0munist koreano-verior Kim Jong Un ka ndaluar së fundmi në vend stilet e flokëve ‘bisht-pëllumb’ të viteve 1990-të dhe xhinset e ngushta, pasi reflektojnë kulturën “dekadente” perëndimore që mund të influencojë të rinjtë në r´egjimin e tij “të pastër k0munist”.

Siç raporton tabloidi britanik “The Sun”, bazuar në të përditshmen e Seulit, ‘Rondong Sinmun’, Korea e Veriut ka 15 prerje të aprovuara të flokëve për meshkuj.

“Ne duhet të jemi vigjilentë për çdo shenjë të stilit kapitalist të jetesës dhe të Ιuft0jmë për t’i eliminuar ato”, shkruhet në të përditshmen zyrtare të partisë komuniste të Penianit, e cila ndalon gjithashtu bluzat me slogane të shkruara në to, si dhe ‘piercing’ në fytyrë.

Agjencia koreano-jugore Jonhap tha se editoriali në të përditshmen e Seulit kishte si qëllim të parandalonte të rinjtë vendas kundër stileve “ekz0tike e dekadente” të jetesës, në të cilat përfshiheshin dhe muzika e grupeve koreano-jugore.